Culpa in contrahendo - Përgjegjësia
gjatë lidhjes së kontatës. Figura juridike e
culpa in contrahendo është “zbuluar” juridikisht nga juristi i famshëm gjerman
Rudolf von Jhering (1818-1892) dhe ka
të bëjë me përgjegjësinë për shkeljen e
ndonjë detyrimi para dhe gjatë kohës së
lidhjes së kontratës. Para se gjithash kjo
nënkupton që palët ndërmejt vete duhet
të veprojnë në mirëbesim dhe në mënyrë
të kujdesshme, dhe jo të i shkaktojnë
ndonjë dëm njëra tjetrës, edhe nëse janë
në proces të lidhjes së kontratës. Ky institut juridik, jo edhe shumë i njohur tek ne,
rregullohet në mënyrë indirekte dhe pamjaftueshëm me anë të dispozitave të nenit
20 të LMD.
Burimi: Fjalor Juridik.
0 Comments