Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe Politikën e Rekrutimit dhe Selektimit të KOSTT-it, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT sh.a. shpall:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e pozitës së lirë të punës:
- Specialist për Çështje Ligjore (rishpallje)
Kushtet e përgjithshme:
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar, me një periudhë të punës provuese prej 6 muaj.
Në tekstin në vijim përdorimi i njërës gjini nuk përjashton gjininë tjetër.
Orari i punës: Puna me orar të plotë. Lartësia e pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT-it.
Kërkesat profesionale për pozitën:
- Specialist për Çështje Ligjore
Numri i kryeseve: Një(1) kryerës për pozitë
Detyrat e përgjithshme:
Detyrë e Specialistit për çështje ligjore është të mbështesë Sekretarin e Kompanisë/Menaxherin e Zyrës Ligjore lidhur me të gjitha detyrat operative ligjore. Specialisti për çështje ligjore bashkëpunon me Sekretarin e Kompanisë/Menaxherin e Zyrës Ligjore për të gjitha obligimet që rrjedhin në aspektin ligjor si në draftimin e dokumenteve ligjore dhe administrative për nevojat e brendshme të KOSTT si dhe në komunikimet e jashtme.
Detyrat dhe përgjegjësitë specifike:
- Hartimin e drafteve të parashtresave dhe shkresave të ndryshme për institucione dhe nevoja të brendshme të kompanisë;
- Mbështet aktivitetet e Zyrës Ligjore në shqyrtimin dhe hartimin e politikave dhe rregulloreve të brendshme të kompanisë;
- Hartimin e analizave dhe mendimeve ligjore;
- Merr pjesë në komisionet e brendshme profesionale;
- Monitoron dhe analizon ndryshimet ligjore me ndikim në veprimtarinë e KOSTT;
- Përgatitja e raporteve të ndryshme për punën e Specialistit për çështje ligjore si dhe nevojat tjera të Zyrës Ligjore apo kompanisë;
- Ruajtja, sistemimi dhe mirëmbajtja e dokumenteve që i përkasin zyrës ligjore;
- Mirëmbajë sistemin e skedimit, regjistrimin dhe mirëmbajtjen e rregullt të dokumentacionit zyrtar.
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:
Kandidatët përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
- Të ketë diplomë bachelor nga fakulteti juridik;
- Të ketë së paku 2 vite përvojë pune profesionale;
- Njohuri tё shkëlqyeshme të çështjeve ligjore dhe rregullative;
- Njohuri të thellë të legjislacionit për të drejtat pronësore, çështjet mjedisore dhe ndërtimore;
- Njohuri themelore të industrisë së shërbimeve publike për energjinë elektrike në nivel lokal dhe global;
- Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze;
- Shkathtësi të mira komunikuese;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point );
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore dhe në teren.
Kushtet e punës: Puna në zyre dhe sipas nevojës në teren.
Vendi/Lokacioni: Prishtinë.
Forma e aplikimit
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes internetit duke i plotësuar aplikacionet të cilat mund t’i shkarkojnë nga Web Faqja e KOSTT-it: www.kostt.com
E-mail adresa ku duhet të aplikohet është: punesimi@kostt.com
Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara si në konkurs publik dhe në Web faqen zyrtare të KOSTT.
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten vetëm kopjet e diplomës së shkollimit dhe dëshmitë e përvojës së punës profesionale. Ndërsa dokumentet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës dhe të cilat i vërtetojnë faktet e theksuara në aplikacion mund të kërkohen në faza tjera të procesit
Dokumentet origjinale duhet të prezantohen në momentin e intervistimit ose para intervistimit nëse kërkohen.
Selektimi i kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit, testimi me shkrim, intervista, përzgjedhja dhe informimi i kandidatëve do të bëhen në përputhje me afatet dhe kriteret sipas udhëzimit administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nr.07/2017.
Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor, nga data 24.06.2019 deri më 08.07.2019 ora 00:00.
Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këtë vend të punës.
0 Comments