Header Ads Widget

Konkurs pune: Zyrtar Ligjor

Rreth European College of Kosovo
Është institucion arsimor me mbi 100 partner ndërkombëtar, +5 akreditime & licencime ndërkombëtare, +1000 pjesëmarrës të trajnuar, që ofron programe  profesionale, trajnime dhe shërbime për individ dhe kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Ekipi jonë po rritet andaj jemi duke kërkuar: (1) Zyrtar Ligjor.
Vendi:
 Prishtinë
Orari I punës: i rregullt
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Angazhon dhe menaxhon aktivitetet dhe punët ligjore në raport me bashkëpunëtorët;
  • Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit juridik-ligjor në Zyrën Ligjore;
  • Përpilimi i shkresave procedurale në të gjitha fazat deri në finalizimin e proceseve përmbarimore, gjyqësore dhe përfaqësimi i klientëve në çështjet e caktuara juridike: tek përmbaruesit privat ,gjykata dhe organet tjera relevante;
  • Asistimi në hartimin e akteve dhe dokumenteve tjera juridike të klientëve;
  • Zbaton planet vepruese të përcaktuara nga përgjegjësi;
  • Realizon detyra dhe përgjegjësi të tjera sipas nevojës;
Kualifikimet e kërkuara:
  • Diploma Universitare nga fusha e Drejtësisë.
  • Preferohet 2-3 vite përvojë pune, e preferuar në fushën ligjore
  • Të ketë provimin e Jurisprudencës (e preferueshme)
  • Të ketë shkathtësi të mira komunikuese me klientë
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi të mira të gjuhës angleze
  • Patenta (B1) ) e preferueshme
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të dhe dokumentet relevante të skenuar në formë elektronike në e-mail adresën: work@eck-edu.org duke specifikuar pozitën për të cilën aplikojnë.
Shënim: Do të kontaktohen vetëm kandidatët që i përmbushin kriteret si më lartë.

Post a Comment

0 Comments

Technology