Header Ads Widget

Manual për zbatim të procedures kontestimore

Udhëzuesi pasqyron praktikat e vendosura në trajtimin e lëndëve civile nga gjyqtarët e Kosovës, duke u bazuar në përvojat e gjertanishme si dhe në analizën empirike që i është bërë praktikës gjyqësore të Kosovës nga një perspektivë e jashtme (ajo amerikane). Si i tillë, ky udhëzues ngërthen dhe i kombinon dy pikat më të favorshme duke e bashkuar teorinë e përcaktuar ligjore me praktikën e pranuar gjyqësore në Kosovë.

Ne sinqerisht shpresojmë dhe besojmë që ky udhëzues do të shërbejë si një udhërrëfyes i dobishëm për gjyqtarët dhe ekspertët e tjerë ligjorë, në gjykimin e rasteve civile nëpër gjykatat e Kosovës, duke përfshirë gjithashtu edhe rastet pronësore, të cilat paraqesin sfida të veçanta si pasojë e legjislacionit kompleks që zbatohet në to. Udhëzuesi është i hartuar dhe i formatuar në atë mënyrë që përdoruesve u ofron një referim të lehtë në referencat ligjore dhe rekomandon praktika që mund të jenë shumë të dobishme për gjyqtarët dhe avokatët e angazhuar në këto procedura.

Duke ju lehtësuar gjyqtarëve që, punën e tyre të rëndësishme ta kryejnë në mënyrë konsistente, të parashikueshme, dhe efektive, ne e ndihmojmë edhe popullin e Kosovës që është përfituesi ynë kryesor, drejt avancimit dhe mbrojtjes më të lehtë dhe efikase të të drejtave ligjore. Ne besojmë se kjo jo vetëm do të ndihmojë palët ndërgjyqëse në çështjet civile, por do të ndihmojë edhe Kosovën në tërësi – duke nxitur besimin në gjykata; duke promovuar veprimtaritë ekonomike dhe zhvillimin ekonomik; si dhe duke përforcuar rolin pozitiv të ligjit në jetën e përditshme të njerëzve, për të forcuar kështu sundimin e ligjit.



Shkarko ketu

Post a Comment

0 Comments

Technology