Header Ads Widget

Sylejman Selimi intervistohet nga Prokurori Special në cilësinë e të dyshuarit

Ish-komandanti i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, është marrë sot në pyetje nga Prokurori Special, në zyrat e EULEX-it në Prishtinë, në cilësinë e të dyshuarit.
Kështu tha në një konferencë për media avokati i tij, Tomë Gashi.

Sipas tij, gjenerali Sylejman Selimi në cilësinë juridike është marr në pyetje si i dyshuar.
I pyetur se për çfarë konkretisht është pyetur gjenerali Selimi, ai tha se nuk mund të tregoj se për çfarë konkretisht është marr në pyetje pasi informatat janë shumë konfidenciale. “Nuk mund të them se për çfarë rasti konkret është marr në pyetje”.
“Sylejman Selimi ka qenë i ftuar me ftesë të rregullt dhe Zyra e Prokurorit Special ka vendosur që ai të pyetet këtu në vend. Prokurori ka qenë prezent, ka dhënë të gjitha shpjegimet që janë kërkuar nga ai. Cilësia juridike në të cilën është marr në pyetje ka qenë si i dyshuar“, ka thënë Gashi.
Avokati Tomë Gashi beson se në javët në vazhdim mund të ngritën aktakuzat e para nga Zyra e Prokurorit Special, në Hagë, raporton Telegrafi.
“Askush s’mund të thotë me besueshmëri se kur priten akuzat e para, por unë besoj që duke pasur parasysh që gjykata mjerisht është themeluar që nga gushti i 2015-së dhe është operacionale më tepër se një vite e gjysmë, nuk do të presim shumë, ndoshta javë të tëra por besoj që jo muaj dhe do të ngritën akuzat e para pa marr parasysh se kush do të jenë ata persona”, potencoi ai.
Avokati po ashtu tha se kohëzgjatja e marrjes në pyetje e gjeneralit Selimi nuk ka qenë shumë e gjatë.

“Marrja në pyetje në aspektin kohor nuk ka qenë e gjatë, dhe ka zgjatur më pas se deklaratat e të tjerëve. Ka qenë një ose dy orë”, theksoi ndër të tjera Gashi.
Ai gjithashtu tha se ftesat e bëra nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë kanë qenë shumë specifike deri në ditët e sotme.
Sipas tij, personat tjerë janë ftuar përmes telefonit, përmes Viber, What’s Up, ftesë të cilën Gashi nuk e ka pranuar. /Telegrafi/

Post a Comment

0 Comments

Technology