Header Ads Widget

Programi i praktikës në institucionet e nivelit qendror dhe lokal ( me pagesë)

KONKURS
Programi i praktikës në institucionet e nivelit qendror dhe lokal
Zyra e Kryeministrit / Zyra për Çështje të Komuniteteve (ZKM / ZÇK), në bashkëpunim me Ambasadën e Norvegjisë, shpall konkurs për “Programin e praktikës në institucionet publike në nivel qendror dhe lokal”, për studentët e vitit të fundit të studimeve themelore  dhe master dhe për të diplomuarit e studimeve themelore dhe master nga radhët e komuniteteve jo shumicë (në përputhje me ligjet e zbatueshme të Kosovës), për të ndihmuar zhvillimin profesional të këtyre komuniteteve në Kosovë.

Zhvillimi profesional paraqet investim serioz dhe për këtë arsye, kjo fushë është përcaktuar si një qëllim i qartë që i referohet prioritetit përkatëse strategjik të ZÇK-së. Me këtë program, do t’iu mundësohet pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë për të fituar përvojë pune profesionale me qllim të lehtësimit të gjetjes së punës së qëndrueshme në të ardhmen. Gjithashtu, ZÇK dëshiron të nxisë rritjen e pjesëmarrjes së komuniteteve jo shumicë në institucionet publike.
Shënim: Duke pasur parasysh se komunat, për shkak të madhësisë së tyre, nuk disponojnë me kapacitete të mjaftueshme për t iu mundësuar praktikantëve  kushtet e nevojshme për punë, i lusim praktikantët potencial që të kenë mirëkuptim nëse ne nuk do të jemi në gjendje për t’i vendosur ata në afërsi të komunës nga e cila vijnë, dhe në atë rast do t’iu ofrohen institucionet e nivelit qendror.

Pas përfundimit të programit të stazhit, të gjithë praktikantët të cilët kanë përfunduar me sukses programin do të marrin një çertifikatë.    

Procesi 
Pas përfundimit të konkursit, ZÇK-ja, do të formojë, në përputhje me ligjin dhe procedurat, një komision për zgjedhjen e kandidatëve. Do të përzgjidhen 100 kandidatë, për të kryer stazhin në institucionet publike në nivel lokal dhe qendror.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit do të ftohen për një test me shkrim. Kandidatët të cilët marrin numër të mjaftueshëm të pikave do të ftohen për intervistë.

Pas përzgjedhjes së knadidatëve për punë praktike, atyre do t’iu ofrohet kursi falas i gjuhës shqipe dhe serbe. Kursi është i dizajnuar të zgjasë tre muaj dhe pas përfundimit me sukses të kursit, kandidatët do të fillojnë me punë praktike. Gjatë kursit, kandidatët nuk do të marrin kompenzim në të holla.

Aplikacionet e kandidatëve që kanë marrë pjesë në raundin e parë dhe të dytë të programit të praktikës, të vitit 2015-2016 dhe 2018 nuk do të merren parasysh.

Kriteret e përgjithshme për aplikim: 
  • Të jenë shtetas të Kosovës;
  • Të jenë studentë në vitin e fundit të studimeve themelore ose master, të diplomuarit e studimeve themelore dhe master;
  • Të jenë jo më të vjetër se 30 vjeç;
  • Të kenë njohuri të një gjuhë zyrtare të Kosovës.

Dokumentacioni mbështetës për aplikimin;
  1. Formulari i aplikimit duhet të plotësohet në një nga gjuhët zyrtare të Kosovës (serbisht / shqip), në formë të përmbledhur me të dhëna të sakta (që do të merret në konsideratë vetëm formulari i ZÇK);
  2. Një kopje të letërnjoftimit / pasaportës të vlefshme të Kosovës;
  3. Dëshmi e stazhit studentor ose kopje të diplomës;
  4. Dëshmi mbi vijimit të kurseve dhe trajnimeve (nëse ka);
  5. Një rekomandim nga një person i cili ju njeh dhe me të cilin ju nuk jeni në lidhje familjare.

Fondi i programit 
  • ZÇK-ja do të ndajë 90.000 euro nga fondi i alokuar nga Ambasada Norvegjeze, i cili synon të zhvillojë dhe mbështet komunitetet në fusha të ndryshme, duke përfshirë dhe punësimin. Ky konkurs do të përfshijë 100 praktikantë në të gjithë Kosovën dhe kompenzimi mujor për ta do të jetë 150 euro, bruto për person. Programi i praktikës do të zgjasë gjashtë (6) muaj.
  • Fondi total për një praktikantë, për një periudhë prej gjashtë (6) muajsh është 900 €.
  • Përfituesit e fondeve, bazuar në fondin, duhet të kenë një llogari bankare të veçantë, para se ZÇK / ZKM të bënë transferin e fondeve. Pagesa do të bëhet në euro dhe transferimi bëhet vetëm përmes transaksioneve bankare.

Brenda 30 ditëve nga data e mbylljes së konkursit, ZÇK do të shqyrtojë aplikacionet e dorëzuara dhe do të njoftoj kandidatët që janë në listën e ngushtë, si dhe do t’i ftojë ata në një test me shkrim. Vetëm kandidatët që e kalojnë testin do të ftohen për intervistë.
Formularin e aplikimit mund ta gjeni në  http://www.zck-ks.net  ose www.kryeministri-ks.net
Afati i aplikimit fillon nga data e publikimit, më 24.01.2019, dhe do të zgjasë 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, deri më datë 08. 02.2019 në ora 16:00.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e tyre (të paketuara në një zarf) në rr. Nënë Tereza, Ndërtesa e Qeverisë, kati i gjashtë, zyra nr. 606, ose me email  zck-kpz-grants@rks-gov.net    
* Shënim: Kopjet e dokumenteve të kërkuara, nuk do të kthehen.

Post a Comment

0 Comments

Technology