Header Ads Widget

Juristë të rinjë (10) – pa përvojë pune

Oranizata Jo Qeveritare – Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë e njohur me akronimet SHPRK kërkon 10 (dhjetë) Juristë të rinjë të cilët dëshmojnë se kanë përfunduar Fakultetin Juridik por nuk kanë arritur asnjëherë të punësohen.
Projekti është i financuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkpunim Europian (OSBE) në Kosovë.
Punësimi i juristëve do të ketë karakter të përfundimit të punës praktike për juristët e rinj dhe do të zgjatë 10 muaj në njërën nga Institucionet Qendrore apo lokale në Kosovë të cilat merren me çështjet PRONËSORE.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV e tyre dhe vërtetimin nga ATK që nuk figurojnë si persona që kanë paguar tatim në pagë.
Grupet e cenuara dhe pjesëtarët e minoriteteve janë të inkurajuar që të aplikojnë
Dokumentet duhet të dorëzohen në e-mail adresën: agron.beka@shprk.org  më së largu deri më datën 15.01.2019.

Post a Comment

0 Comments

Technology