Header Ads Widget

Afati i dhjetorit, shpallje publike për dhënien e provimit të Jurisprudencës


 




Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Drejtësisë- Ministarstvo Pravde- Ministry of Justice


Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës ne afatin e Dhjetorit  2018 se:
Afati për dorëzimin e aplikacioneve për dhënien provimit të jurisprudencës fillon prej datës 5 Dhjetor 2018 deri me 18 Dhjetor 2018.



Kërkesës për dhënien e provimit të jurisprudencës e cila merret në Faqen Zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, duhet t’i bashkëngjisni dokumentet e vërtetuara me të cilat dëshmohet se i plotëson kushtet ligjore, si në vijim:

 Diplomën e Fakultetit Juridik, sipas programit katër vjeçar ose studimet master, kopja e Diplomës duhet te jetë e NOTERIZUAR;

 Vërtetimin për përvojën e punës juridike pas diplomimit konform nenit 6 të Ligjit Nr. 04/l-141 për Provimin e Jurisprudencës, Vërtetimi duhet te dorëzohet kopje e NOTERIZUAR;

 Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;

 Kopjen e letërnjoftimit;

 Nëse kandidati fakultetin e ka të përfunduar në shtetin tjetër, atëherë kandidati duhet ta sjell diplomën e nostrifikuar dhe Vendimin nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Diploma dhe Vendimi duhet te dorëzohen në kopje te NOTERIZUARA.

Dokumentacioni i pakompletuar sipas kërkesave te përcaktuara në konkurs, është bazë që Komisioni të refuzoj Kërkesën për lejimin e dhënies së Provimit të Jurisprudencës.

Kandidatët të cilët kanë mbetur në riprovim nga afati i Dhjetorit 2018 duhet ta paraqesin kërkesën brenda këtij afati për të ju nënshtruar Riprovimit ne afatin e Dhjetorit 2018.  

Kandidatëve të cilëve me parë ju është aprovuar kërkesa për dhënien e provimit të Jurisprudencës, e të cilët dëshirojnë t’i nënshtrohen Provimit në ketë afat, duhet të paraqesin kërkesë për dhënien e provimit të jurisprudencës e që merret ne faqen zyrtare te Ministrisë së Drejtësisë, e cila duhet të përmbajë të dhënat personale dhe vitin në të cilin ju është lejuar dhënia e provimit të Jurisprudencës.

Kërkesa për dhënien e provimit të jurisprudencës dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë, Ish–Ndërtesa e Rilindjes kati përdhesë Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri 16:00.

Kandidatit me vendim i lejohet hyrja në provimin e jurisprudencës, për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së provimit me shkrim dhe me gojë kandidatët do të njoftohen përmes njoftimit te publikuar ne faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Për informata të hollësishme mund të drejtoheni në faqen zyrtare te Ministrisë së Drejtësisë https://md.rks-gov.net/ ose ne nr: 038 20018074 dhe 18264.


Post a Comment

0 Comments

Technology