Header Ads Widget

Përse hebrenjtë janë kaq inteligjent?

Besimtarët e krishterë e dinë se Jezu Krishti ka qenë hebre. Me siguri keni dëgjuar edhe se Ajnshtajni ka qenë hebre. Adhuruesit e modës e dinë tashmë se Calvin Klein ka qenë gjithashtu hebre.
Disa nga ata që janë lexues të rregullt të librave të ndryshëm, ndoshta kanë dëgjuar edhe për Ana Frank, vajzën me ditarin më të dhimbshëm të shkruajtur ndonjëherë , që po ashtu ka qenë hebre.
Ajo çfarë të kalon menjëherë në mendje kur flitet për hebrenjtë, është inteligjenca e tyre shumë e lartë. Studimet kanë treguar se koeficienti i tyre i inteligjencës është rreth 15 njësi mbi mesataren duke i bërë të njihen si gjeni në popullatën botërore. Kjo gjë nuk është pak.
Por çfarë i bën hebrenjtë kaq të zgjuar? Në fakt ka dy teori të mbështetura nga mjekë, psikologë dhe shkencëtarë në mbarë botën. Njëra ka të bëjë me aspektin gjenetik, dhe tjetra me ambientin që i rrethon.
Aspekti gjenetik
Thuhet se hebrenjtë e kanë të trashëguar në gjene inteligjencën e tyre. Shumë persona mund të mendojnë se inteligjenca nëse nuk vihet në punë, është e kotë, por studimet ka treguar se fëmijët hebrenj, edhe të pa stimuluar nga ambienti për ta treguar inteligjencën e tyre, sërish kanë treguar intelekt më të zhvilluar se fëmijët e tjerë.
Mirëpo të njëjtat studime kanë nxjerrë në pah edhe shumë sëmundje në rrethin e hebrenjve. Pothuajse çdo hebre vdes nga sëmundja e Gaucher-it, Tay-Sachs, ose nga forma të rralla të anemive. Dy sëmundjet e para kanë të bëjnë me degjenerimin dhe shkatërrimin e neuroneve, pra të qelizave bazë të trurit që janë përgjegjëse për gjithë aktivitetin mendor.
Pra, vërtet hebrenjtë kanë inteligjencë më të lartë, por kanë edhe më shumë rrezik për të vuajtur nga sëmundje nervore. Studimet e tyre kanë ngritur edhe shumë teori të rëndësishme, sipas të cilave, nëse vërtet gjendet një mënyrë për të përdorur një pjesë të madhe të trurit tonë (jo vetëm 10 të tij sa përdorim të gjithë ne), kjo do të shtojë rrezikun edhe për shfaqjen e sëmundjeve nervore.
Aspekti ambiental
Këtu ndalen shumë studimet dhe e mbështesin fortë idenë se fëmijët hebrenj rriten të zgjuar, sepse prindërit i kushtojnë shumë vëmendje edukimit dhe arsimimit të tyre. Është e pamundur që të gjesh një fëmijë hebre në moshën 5 vjeçare që të mos dijë minimumi dy gjuhë të huaja dhe kjo ndodh, sepse sapo fëmijët nisin të flasin, prindërit e tyre u mësojnë fillimisht shkrimin, leximin dhe gjuhët e huaja.
Kjo gjë i bën ata më të zgjuar dhe më të dalluar në aspektin verbal. Nuk ndodh shpesh të gjesh hebrenj të famshëm në fusha të artit. Shumica e tyre janë avokatë, gjuhëtarë, mjekë, sepse në vite stimulojnë dhe përforcojnë vetëm pjesën e të mësuarit verbal në tru.
E dini se si funksionon truri i njeriut? Njësoj si muskujt e një personi body-builder. Ushtrimet e shpeshta që ai bën, ia bëjnë muskujt më të mëdhenj e më të fuqishëm. Njësoj edhe truri i njeriut, nëse stërvitet, vë në punë një pjesë më të madhe të tij dhe arrin “të përthithë” më shumë informacione.
Prindërit hebrenj, sapo fëmija i tyre nis të flasë, fillojnë të ulen e t’i mësojnë ata. Fillimisht nisin me një orë e më pas me rritjen e tyre, e shtojnë edhe kohëzgjatjen e mësimit. Dhe nëse e mendoni, është e pamundur që një fëmijë të mos bëhet një i rritur inteligjent, nëse përditë truri i tij vihet në punë kaq shumë kohë për të mësuar.
Këtë shembull kanë marrë edhe familjet në Indi dhe Kinë, ku mund të shohësh fëmijë në kopsht që mbajnë në duar libra që mezi sa i ngrejnë. Ata duan të mësojnë. Ata duan të bëhen inteligjentë e ta çojnë përpara botën dhe shoqërinë.
Në fund të fundit, inteligjenca drejton botën. Kjo është arsyeja se pse Adolf Hitleri i trembej hebrenjve. Ai nuk i trembej atyre si njerëz, sepse lehtësisht mund t’i ekzekutonte siç bëri me gjithë viktimat gjatë kohës së sundimit të tij. Ai i trembej inteligjencës së tyre dhe e dinte që, nëse do t’i jepte atyre sadopak liri, ata do ta rrëzonin nga pushteti.
Hebrenjtë janë shembulli perfekt i thënies së psikologut të njohur Skinner “Më jepni një fëmijë dhe unë do ta bëj atë si ta doni juve”. Pra, nëse ne duam një shoqëri inteligjente, duhet të punojmë me fëmijët tanë.
Nuk është gjë e keqe ta largojmë pak fëmijën nga lojërat reale apo elektronike dhe ta mësojmë atë nga pak që të vogël, sepse siç ka thënë edhe populli ynë “Gur gur bëhet kalaja”. Dalëngadalë edhe inteligjenca e tyre do të forcohet akoma më shumë.
Hebrenjtë në fund të fundit janë një mit, për aq kohë sa mbështetet fortësisht se ata bëhen të zgjuar, sepse prindërit u kushtojnë orë të tëra duke i mësuar që të vegjël.
Për aq kohë sa kemi të bëjmë me një mit, ne mund të bëjmë më shumë se aq, nëse i përkushtohemi fëmijëve tanë aq sa duhet, për t’i bërë ata, të rriturit që ne duam të shohim në këtë shoqëri.

Post a Comment

0 Comments

Technology