Gjykata Themelore në Prishtinë dhe të gjitha Degët e saj, lëshon çertifikatë për të kaluarën kriminale të një personi-sipas kërkesës së personit dhe në raste të caktuara edhe sipas kërkesës së institucioneve kompetente.
Kërkesa-aplikacioni për çertifikatë dorëzohet në shërbimin e pranimit të gjykatës çdo ditë pune nga ora 08.30 deri në orën 12.00 dhe nga ora 13.00 deri në orën 15.30.
Aplikacioni në formën bllanko merret në sportelin e shërbimit të pranimit dhe plotësohet nga aplikanti-kërkuesi i çertifikatës ose personi i autorizuar.
Personi i autorizuar konsiderohet vetëm ai person që posedon autorizim të noterizuar.
Me rastin e aplikimit secili person në fotokopje duhet të bashkëngjes letërnjoftimin-kartelën e vlefshme të identitetit ose fotokopje të pasaportës valide.
Lidhur me çertifikata që përdoren për çështje të punësimit nuk paguhet taksa ndërsa në raste tjera taksa paguhet sipas Udhëzimi Administrativ për çka secili person informohet në sportel me rastin e aplikimit.
Çertifikatat zakonisht jepen pas një dite nga dita e dorëzimit të kërkesës dhe atë prej orës 14.00 - 15.00.
Përjashtim mund të ketë vetëm në raste urgjente dhe kryesisht për shkaqe humanitare.
Forma e certifikatës është formë unike e caktuar nga KGJK dhe përmban të dhënat me të cilat disponon kjo gjykatë.
0 Comments