Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
KONKURS
|
Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bën:
REKRUTIM
Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Departamenti ligjor
Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë ligjor
Koeficienti / 8
Nr. i Referencës: MTI/ 13
Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1
Vendi: Prishtinë Datë: 8.11.2018
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
- Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
- Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
- Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e institucionit në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi;
- Është përgjegjës për pajtueshmërisë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi të Republikën e Kosovës;
- Bën rishikimin ligjor dhe gjuhësor, siguron që përmbajtja ligjore dhe teknike të jetë e saktë dhe identike në të tri gjuhët zyrtare. Si dhe përcjellë dhe menaxhon procedurat e hartimit dhe dorëzimit të projektligjeve në Qeveri;
- Bën hulumtime dhe analiza të ndërlidhura me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e institucionit;
- Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet për këtë vend të punës:
- Diplomë universitare: Fakulteti Juridik;
- Minimum 3 vite përvojë pune profesionale;
- Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve ligjore;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Kohëzgjatja e emërimit:
Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.
Data e mbylljes së konkursit: 22.11.2018
Paraqitja e kërkesave
Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 22.11.2018. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.
“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.
“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”
Kërkesat e pakompletuara si dhe kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
0 Comments