Header Ads Widget

Konkurs për punë: Zyrtar/e Ligjor/e

Zyrtar/e Ligjor/e
Për të aplikuar dhe për të përmbushur pozitën, duhet të keni:

– kualifikim përkatës në studime juridike, në minimum studime të nivelit master në Fakultetin Juridik, përderisa provimi i jurisprudencës do të konsiderohet përparësi e lartë;
– përvojë të mëhershme relevante;
– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
– gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
– entuziast për punë;
– aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;
– aftësi të punës me kompjuter.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Personi që përmbush pozitën e hapur, do të jetë përgjegjës për:
– Përgatitjen dhe përcjelljen e shkresave dhe të kërkesave ligjore;
– Të jetë i gatshëm ta përfaqësojë organizatën në çështje ligjore;
– Të koordinohet me ekipin e zyrës ligjore në lidhje me çështjet ligjore dhe monitorimin e sistemit gjyqësor në Kosovë;
– Përgjegjës për anën ligjore të çdo prodhimi të organizatës, emisione dhe artikuj;
– Përgjegjës për mbarëvajtjen e përditësimit të rregulloreve të organizatës, në përputhje me ligjet në fuqi;
– Angazhimin në projekte të organizatës që kërkojnë avokim për ndryshim dhe avancim të legjislacionit të vendit;
– Angazhime të tjera në kuadër të pozitës së punës rreth zyrës ligjore;
Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën shqipe dhe angleze, përmes postës elektronike në adresën rekrutimi@jetanekosove.com, duke përshkruar emrin, mbiemrin dhe pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri me 20 nëntor 2018.
BIRN inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike.
Informata shtesë për BIRN Kosova mund të gjeni në www.birn.eu.com.

Post a Comment

0 Comments

Technology