SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust , është institucion micro-financiar lider ne Kosovë, me 31 dege dhe me mbi 200punonjes. KEP Trust ofron mundësi të punësimit dhe perspektivë të mirë për karrierë dhe avansim personal për individë me ambicie, profesionalizëm dhe përkushtim për standarde të larta të performancës.
Ne kërkojmë kandidatë me entuziazëm dhe kualifikim për të plotësuar pozitave vijuese:
Analist Kreditor
Lokacionet: Gjonaj (1) (Nr. ref: KEP 017/2018)Besianë (1) (Nr. ref: KEP 018/2018)
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Bën procesimin dhe monitorimin e kredive në përputhshmëri me objektivat dhe rregulloret e organizatës;
- Asistimi i klientëve ne procesin e aplikimit për kredi/kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm;
- Mbledhja, analizimi dhe verifikimi i informatave në lidhje me procesimin e kredive;
- Ben analizen financiare dhe verifikon kapacitetin e biznesit te klientit
- Prezentimi i kerkesave per kredi se bashku me analizat e nevojshme në Komisionin për kredi;
- Menaxhimi i kualitetit te portfolios( ripagesave mujore të kredive të aprovuara).
- Shkalla Universitare në Financa/Kontabilitet, Ekonomi apo edhe fushë tjetër, eshte e obliguar.
- Pervoja e punes ne pozita te ngjashme ne Institucione Financiare/Mikrofinanciare eshte perparesi
- Gjykim të mirë dhe aftësi të mira te vendim-marrjes;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit; iniciativë dhe kreativitet;
- Aftësi të mira analitike
- Leja e vozitjes e domosdoshme.
Afati i fundit për aplikim është 6 nëntor 2018
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!
0 Comments