Header Ads Widget

Këshilltar Juridik – 7 vende te lira

KONKURS

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149), Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren për Organizimin dhe Përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës shpall:
KONKURS
Për plotësimin e këtyre pozitave:
1. Pozita: Këshilltar Juridik
Koeficienti : 9
Kategoria Funksionale : NP-3
Grada : 8
Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë
Referenca : DSHJPL -KRK/910
Numri i kryerësve: 7 (shtatë)
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë për shërbime juridike dhe përafrim të
legjislacionit
Qëllimi i vendit të punës:
Këshilltari Juridik është përgjegjës për procesin e shqyrtimit të projektligjit nga parashtrimi deri në publikimin e ligjit në Gazetën Zyrtare dhe në rast të nismës legjislative nga komisioni parlamentar, ofron mbështetje profesionale për komisionin përkatës për hartimin e projektligjit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
1. Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për shërbime juridike dhe përafrim të legjislacionit,
Këshilltari Juridik, është përgjegjës për:
a. Procesin e shqyrtimit të projektligjit nga parashtrimi deri në publikimin e ligjit në Gazetën Zyrtare;
b. Përgatitjen e raportit me shkrim lidhur me:
i. Përmbajtjen e projektligjit;
ii. Harmonizimin e projektligjit me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi;
iii. Verifikimin e deklaratës së Ministrisë të Integrimeve Evropiane për përafrimin e legjislacionit me “Acquis”;
iv. Verifikimin e tabelave të përputhshmërisë të proceduara nga Ministritë e linjës;
v. Standardizimin juridik nga aspekti i teknikës juridike, terminologjisë dhe metodologjisë unike për të gjitha projektligjet që propozohen për shqyrtim dhe miratim në Kuvend;
c. Hartimin e deklaratës së përafrimit të projektligjit me “Acquis” për projektligjet e propozuara nga Kuvendi;
d. Mbështetjen profesionale për komisionin parlamentar, grupin punues gjatë shqyrtimit të projektligjit, hartimit të amendamenteve dhe të raportit përfundimtar për projektligjin për seancë plenare;
e. Prezantimin e raportit në komisionin përkatës parlamentar;
f. Përcjelljen e shqyrtimit të projektligjit në lexim të parë, në seancën plenare;
g. Përgatitjen e këshillave ligjore dhe për përgatitjen e amendamenteve për projektligj;
h. Përcjelljen e shqyrtimit të amendamenteve të propozuara nga komisioni funksional në komisionet e përhershme;
i. Përcjelljen e procesit të shqyrtimit të amendamenteve gjatë leximit të dytë në seancë plenare;
j. Përgatitjen e tekstit përfundimtar të projektligjit për miratim, pas miratimit të amendamenteve në seancë plenare, dhe evidenton amendamentet eventuale të cilat procedohen për miratim në seancë plenare, përmes komisionit përkatës;
k. Përgatitjen e tekstit të ligjit dhe shkresën përcjellëse për shpallje nga Presidenti i Republikës së Kosovës;
l. Procedimin e ligjit për publikim në Gazetën Zyrtare;
m. Publikimin e ligjit në Web-faqen e Kuvendit;
n. Ofrimin e opinioneve ligjore me kërkesë të organeve të Kuvendit;
o. Bashkëpunimin me Divizionin për Përfaqësim-Ministria e Drejtësisë, për përfaqësimin e
Kuvendit të Republikës së Kosovës në kontestet gjyqësore.
2. Në rast të nismës legjislative nga komisioni parlamentar, ofron mbështetje profesionale për komisionin përkatës për hartimin e projektligjit.
3. Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i Drejtorisë, sipas kërkesës së drejtorit të Drejtorisë.
Kualifikimi, përvoja dhe shkathtësitë:
• Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë – Jurist i diplomuar ose master i drejtësisë. Titulli shkencor në të drejtën Evropiane, është përparësi.
• Përvojë profesionale së paku 4 vjet, në fushën e hartimit dhe analizës së legjislacionit, duke përfshirë dhënien e këshillave juridike;
• Eksperiencë për procedurat parlamentare;
• Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
• Njohuri për procesin e integrimeve Evropiane dhe në përafrimin e legjislacionit me legjislacionin e BE-së;
• Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
• Njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
• Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme si dhe njohja e ndonjë gjuhe tjetër është përparësi.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (http://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë”, p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga “Nëna Terezë” p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N – 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10490.
Afati për konkurrim është prej 23.10.2018, deri më 06.11.2018, deri në orën 16:00.

Post a Comment

0 Comments

Technology