Shpallje
Arsim dhe Aftësim Profesional në Gjermani
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Republikën e Kosovës dhe Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një mori të partnerëve/firmave gjermane, në bazë tëtëcilavesynohetpërmirësimi i mundësive në arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë.Ky projekt ju ofron mundësinë më shumë se 100 të rinjve nga Kosova, për të filluar arsimin dhe aftësimin profesional në sistemin dual 2-3-vjeçarë në Gjermani.
Programi është i menduar të fillojënë vitin shkollor 2019/2020.
Fushat ku mund të aplikohet:
- Ndërtimtari e ultë dhe e lartë (Hoch- und Tiefbau),
- Përpunim i çelikut dhe metalit (Stahl- und Metallbau),
- Mekatronikë dhe operator i makinerive të ndryshme (Mechatronik und Maschinenführer),
- Përpunim i drurit (Holzbearbeitung)
- Gastronomi – Hotel/Restaurant (Gastronomie)
- Infermieri e përgjithshme (Krankenpflege)
- Infermieri geriatrike (Altenpfleger),
Kandidatët duhet
- të jenë të moshës mes 18-25vjeçare
- të kenë të përfunduar shkollën e mesme - nivelin e mesëm të shkollimit më të përafërt me profesionin e synuar
- të jenë të regjistruar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës si punëkërkues
- njohja e gjuhës gjermane
- eksperienca në punë
- patentë shoferi
Ju mund të aplikoni
- në të gjitha Zyrat e Punësimit të komunës tuaj
- ose përmes emailit direkt në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës qshm@rks-gov.net ose në zyrat e GIZ-DIMAK dimak-kosovo@giz.de
Do të kontaktohen vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a për testim.
Afati i fundit për aplikim është më: 25-10-2018
Shkarko Aplikacionin
0 Comments