Drejtoria e "HIB Petrol" Sh.P.K” shpall konkurs për poziten:
1.JURIST:
Detyrat dhe Njohurit:
• Mbulon të gjitha aspektet ligjore të kompanisë;
• Interpreton ligjet dhe jep këshilla të përgjithshme ligjore;
• Përgatit çdo akt/vendim të nevojshëm ligjor për kompaninë;
• Përpilon propozime për përmbarim, ankesa e parashtresa të ndryshme të nevojshme për mbrojtjen e interesave të Kompanisë, në të gjitha procedurat e caktuara ligjore;
• Analizon kontratat e ndryshme të biznesit dhe siguron që kontratat kanë bazë ligjore dhe mbrojnë kompaninë nga shkeljet e palëve kontraktuese;
• Përpilon rregullore të ndryshme, vetëm apo në bashkëpunim me të punësuarit e tjerë të Kompanisë.
• Kontakton me organet ligjore të vendit varësisht nga nevojat biznesore.
Kualifikimet:
• Diplomë universitare të nivelit master Juridik (përparësi të Drejtimit Civil)
• Së paku tre (3) vite përvojë pune në korporata,
• Të posedoj patent shofer valid kategorisë (B).
Të gjithë kandidatët e interesuar për këtë pozitë mund të aplikojnë online përmes web faqës: http://hibpetrol.com/mundesi-punesimi/ ose duke dërguar aplikacionin në pikën më të afërt të HIB Petrol-it (të cilës duhet t’I bashkangjitni CV).
Vetëm kandidatet e përzgjedhura në rrethin e ngushtë do të kontaktohen.
0 Comments