Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Drejtësisë- Ministarstvo
Pravde- Ministry of Justice
──────────────────────────────────────────────────────
Në bazë të Ligjit nr. 04/L-141 për Provimin e Jurisprudencës dhe nenit 4 të
Udhëzimit Administrativ nr. 13/2013 për mënyrën e dhënies dhe programin e
provimit të jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë publikon:
SHPALLJEN PUBLIKE
PËR DHËNIEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS
Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë që të
aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës ne afatin e Shtatorit 2018 se:
Afati për dorëzimin e aplikacioneve për dhënien provimit të jurisprudencës
fillon prej datës 17 Gusht 2018 deri me 29 Gusht 2018.
Provimi me shkrim do te mbahet me datën 22 dhe 23 Shtator
2018.
Kërkesës për dhënien e provimit të jurisprudencës e cila merret ne Faqen
Zyrtare te Ministrisë së Drejtësisë, duhet t’i bashkëngjisni dokumentet e vërtetuara me të cilat dëshmohet se i
plotëson kushtet ligjore, si në vijim:
Diplomën e Fakultetit Juridik, sipas programit katër vjeçar ose studimet
master, kopja e Diplomës duhet te jete e NOTERIZUAR;
Vërtetimin për përvojën e punës juridike pas diplomimit konform nenit 6
të Ligjit Nr. 04/l-141 për Provimin e Jurisprudencës, Vërtetimi duhet te dorëzohet kopje e NOTERIZUAR;
Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
Kopjen e letërnjoftimit;
Nëse kandidati fakultetin e ka të përfunduar në shtetin tjetër, atëherë
kandidati duhet ta sjell diplomën e nostrifikuar dhe Vendimin nga Ministria e
Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Diploma dhe Vendimi
duhet te dorëzohen në kopje te NOTERIZUARA.
Dokumentacioni i pakompletuar
sipas kërkesave te përcaktuara ne konkurs, është bazë që Komisioni të refuzoj
Kërkesën për lejimin e dhënies së Provimit të Jurisprudencës.
Kandidatët të cilët kanë mbetur në
riprovim nga afati i Qershorit 2018 duhet ta paraqesin kërkesën brenda këtij
afati për të ju nënshtruar Riprovimit ne afatin e Shtatorit 2018.
Kandidatëve të cilëve me parë ju
është aprovuar kërkesa për dhënien e provimit të Jurisprudencës, e të cilët
dëshirojnë t’i nënshtrohen Provimit në ketë afat, duhet të paraqesin kërkesë
për dhënien e provimit të jurisprudencës e qe merret ne faqen zyrtare te
Ministrisë së Drejtësisë, e cila duhet të përmbajë të dhënat personale dhe
vitin në të cilin ju është lejuar dhënia e provimit të Jurisprudencës.
Kërkesa për dhënien e provimit të
jurisprudencës dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë, Ish–Ndërtesa e Rilindjes kati
përdhese Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo
ditë pune, nga ora 08:00 deri 16.00.
Kandidatit me vendim i lejohet
hyrja në provimin e jurisprudencës, për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së
provimit me shkrim dhe me gojë kandidatët do të njoftohen përmes njoftimit te
publikuar ne faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Për informata të hollësishme mund të drejtoheni në faqen zyrtare te
Ministrisë së Drejtësisë http://www.md-ks.org.
ose ne nr: 038 20018264 dhe 18111.
0 Comments