Mundësi Punësimi
TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e
mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Zyrtar Ligjor në Departamentin e Kolektimit /
Zyra Qendrore
Përgjegjësitë:
• Viziton dhe kontakton klientët që kanë vonesa në kthimin e borxheve
• I njofton klientët në lidhje me obligimet e tyre që kanë ndaj bankës, shumën e kërkuar të borxhit
dhe informacione tjera relevante
• Analizon nevojat e klientëve dhe i këshillon ata për krijimin e një performance më të mirë në
kthimin e borxheve
• Mbledh borxhet e këqija dhe ndjek kreditë jo-performuese në mënyrë që të maksimizojë
përfitimin e bankës
• Zbaton planet vepruese të përcaktuara nga Departamenti I Kolektimit
• Merr pjesë në komitetin e vonesave dhe përgatitë minutat e mbledhjes
• Kryen punë tjera sipas udhëzimeve të Departamentit të Kolektimit
Kualifikimet e kërkuara:
• Diploma Universitare nga fusha e Drejtësisë, apo fusha tjera relevante
• Preferohet 2-3 vite përvojë bankare, e preferuar në Procedurën e Zbatimit të Ligjit
• Të kuptoj produktet kreditore dhe shërbimet bankare
• Të ketë shkathtësi të mira komunikuese me klientë
• Njohuri të mira të MS Office
• Efikas në punë ekipore
• Aftësi të mira të gjuhës angleze
Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek
Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/.
Afati i fundit për aplikim
është 03.05.2018. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm
kandidatët e përzgjedhur.
0 Comments