Header Ads Widget

Zyrtare: Ja kur do të mbahet provimi i Jurisprudencës

──────────────────────────────────────────────────────
Në bazë të Ligjit nr. 04/L-141 për Provimin e Jurisprudencës dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 13/2013 për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit të jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë publikon:

SHPALLJEN PUBLIKE
PËR DHËNIEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës në afatin e Prillit 2018 se:
Afati për dorëzimin e aplikacioneve për dhënien provimit të jurisprudencës fillon prej datës 21 mars 2018 deri më 04 prill 2018.
                               
Kërkesës për dhënien e provimit të jurisprudencës e cila merret në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, duhet t’i bashkëngjiten dhe  dokumentet e vërtetuara me të cilat dëshmohet se i plotëson kushtet ligjore, si në vijim:

 Diplomën e Fakultetit Juridik, sipas programit katër vjeçar ose studimet master, kopja e Diplomës duhet të jetë e NOTERIZUAR;

 Vërtetimin për përvojën e punës juridike pas diplomimit konform nenit 6 të Ligjit Nr. 04/l-141 për Provimin e Jurisprudencës, Vërtetimi duhet të dorëzohet kopje e NOTERIZUAR;

 Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;

 Kopjen e letërnjoftimit;

 Nëse kandidati fakultetin e ka të përfunduar në shtetin tjetër, atëherë kandidati duhet të sjell diplomën e nostrifikuar dhe Vendimin nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Diploma dhe Vendimi duhet të dorëzohen në kopje të NOTERIZUARA.

Dokumentacioni i pakompletuar sipas kërkesave të përcaktuara në konkurs, është bazë që Komisioni të refuzoj Kërkesën për lejimin e dhënies së Provimit të Jurisprudencës.

Kandidatët të cilët kanë mbetur në RI-PROVIM nga afati i Qershorit 2017 duhet të paraqesin kërkesën brenda këtij afati për të ju nënshtruar Ri -Provimit në afatin e prillit 2018.

Kandidatëve të cilëve më parë iu është aprovuar kërkesa për dhënien e provimit të Jurisprudencës, e të cilët dëshirojnë t’i nënshtrohen Provimit në ketë afat, duhet të paraqesin kërkesë për dhënien e provimit të jurisprudencës e që merret në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, e cila duhet të përmbajë të dhënat personale dhe vitin në të cilin ju është lejuar dhënia e provimit të Jurisprudencës.

Kërkesa për dhënien e provimit të jurisprudencës dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë, Ish–Ndërtesa e Rilindjes, kati përdhese, Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri 16.00.

Kandidatit me vendim i lejohet hyrja në provimin e jurisprudencës, ndërkaq për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së provimit me shkrim dhe me gojë kandidatët do të njoftohen përmes njoftimit të publikuar në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Për informata më të hollësishme mund të drejtoheni në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë www.md.rks-gov.net  ose në numrin: 038 20018074 dhe  03820018264.


Post a Comment

0 Comments

Technology