Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se nesër do mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, me pika të rendit të ditës nga seancat e papërfunduar plenare të mbajtura më 8,9 dhe 1 mars 2018, raporton Drejtësia Online
. Seanca do të filloj në ora 10:00.Në Seancën që pritet të mbahet nesër pikë e rendit të ditës nuk do të jetë çështja e komisionit të Jurisprudencës.
. Seanca do të filloj në ora 10:00.Në Seancën që pritet të mbahet nesër pikë e rendit të ditës nuk do të jetë çështja e komisionit të Jurisprudencës.
R e n d i i d i t ë sI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018:
1. Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar,
Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
2. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
3. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,
4. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.
0 Comments