Header Ads Widget

Konkurs për praktikant ( 116)

                                                                                                                                                                  




                                                Republika e Kosovës
                               Republika Kosovo/ Republic of Kosovo
Këshilli Prokurorial i Kosovës/ Tužilački Savet Kosova/Kosovo Prosecutorial Council
Sekretariati / Sekretarijat / Secretariat

 

Në bazë të nenit 16 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, lidhur me pranimin e praktikantëve në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si praktikantë vullnetarë (pa pagesë) për kohën prej një (1) viti, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, publikon këtë:

K O N K U R S
PËR PRAKTIKANTË VULLNETAR
Nr. 04/2018

Për pranim të praktikantëve vullnetarë:

I N S T I T U C I O N I
Numri i Praktikantëve
1
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
2
2
Prokuroria e Apelit
2
3
Prokuroria Themelore në Prishtinë
35
4
Prokuroria Themelore në Pejë
15
5
Prokuroria Themelore në Gjilan
10
6
Prokuroria Themelore në Mitrovicë
10
7
Prokuroria Themelore në Ferizaj
17
8
Prokuroria Themelore në Prizren
20
9
Prokuroria Themelore në Gjakovë
5

GJITHSEJ:
116

1.      Njëqind e gjashtëmbdhjetë (116) juristë të diplomuar.

Detyrat kryesore:

-          Vepron nën mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të eprorit të institucionit;
-          Ndihmon punën e administratës lidhur me punët profesionale lidhur me kryerjen e tyre në përgjithësi;
-          Ndihmon në të gjitha punët ku caktohet që të aftësohet sa më mirë në profesion;
-          Ndihmon edhe në punët e ndryshme sipas nevojës:


Kualifikimet:

-          Diploma e Fakultetit Juridik


Aftësitë/Shkathtësitë:

-          Njohuri të procedurave penale;
-          Aftësi për kryerjen e hulumtimeve ligjore;
-          Aftësi për përpilimin e akteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, shkathtësi komunikimi dhe aftësi të punës me kompjuter.

Dokumentacioni për aplikim:

-          Diploma e fakultetit juridik, jurist i diplomuar;
-          Çertifikata që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj;
-          Letër motivuese;
-          Letër njoftimi i Republikës së Kosovës (kopje).

 VËREJTJE:      
-          Konkursi është i hapur tetë (8) ditë nga dita e publikimit më datën: 07.03.2018 dhe mbyllet  me datë 14.03.2018.
-          Konkursin dhe aplikacionin mund ta gjeni në web faqet zyrtare të http://kpk-rks.org/ dhe http://www.psh-ks.net/.
Aplikacioni dorëzohet në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës/ Divizioni i Burimeve Njerëzore Rr. Luan Haradinaj pa.nr. Prishtinë.

Aplikacionet pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen.

Kandidatët do të përzgjidhen sipas kriterit të notës mesatare, përkatësisht do të pranohen kandidatët me notën më të lartë deri në plotësimin e kuotave të kërkuara sipas këtij konkursi.





Post a Comment

0 Comments

Technology