Header Ads Widget

Konkurs: 10 ZYRTAR LIGJOR

Duke u bazuar në Ligjin e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L – 149 dhe në Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
GJYKATA E APELIT E KOSOVËS
shpall:
Nr.03/2018
K  O  N  K  U  R S
  1. Titulli i pozitës: Zyrtar Ligjor – 10 (dhjetë) pozita
Institucioni: Gjykata e Apelit të Kosovës
Koeficienti: 6
Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori 
Qëllimi i pozitës
Kryen të gjitha punët që kanë të bëjnë me shërbimet e sekretarisë, administratës, dokumentacionit si dhe shërbimet tjera juridike.

Detyrat kryesore

  1. Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e institucionit në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi -20%.
  2. Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ të është sa më e saktë, si nga aspekti gjyqësor dhe teknik si dhe të jenë identike në të tri gjuhët zyrtare -20%.
  3. Shtyp të gjitha vendimet dhe shkresat tjera të gjykatës, përgatit dhe organizon protokollin nga seancat-10%.
  4. Përpilon thirrjet për dëshmitar dhe palët në seanca gjyqësore-10%.
  5. Ndihmon në përpilimin e formave të nevojshme juridike-10%.
  6. Bën klasifikimin dhe futjen e dosjes të korrespondencës dhe kryen detyrat tjera administrative për lëndët përkatëse – 10%.
  7. Siguron pjekuri të gjerë të shërbimeve të sekretarisë administrative si dhe shërbimeve tjera juridike në bazë të besimit duke pasur parasysh parimin e konfedencialitetit-10%.
  8. .Përgjegjës për udhëheqjen e punëve administrative të sekretarisë dhe për ofrim të punës cilësore- 10%.

Përgjegjësitë kyçe: I raporton administratorit. Shkathtësitë aftësitë dhe përvoja

  1. Të ketë shkathtësi të dëshmuara ndër personale dhe komunikimi te shkëlqyeshëm me shkrim dhe me goje……………………………………………………………………………………………….E domosdoshme
  2. Të këtë shkathtësi administrative dhe të marrjes së dokumenteve ……………..E domosdoshme
  3. Të ketë aftësi të mira daktilografisë dhe njohja mirë e kompjuterit për përpunim të …………………………………………………………………………………………………..E domosdoshme

Kualifikimet arsimore dhe profesionale për ketë pozitë

1 Diplomë universitare Fakulteti Juridik pa përvojë pune ose Shkolla e Lartë me 2 vite përvojë pune.

Për këtë pozitë emërimi është me kohë të pa caktuar

Konkursi është publikuar më dt.24.03.2018  dhe mbyllet 07.04.2018
Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykate e Apelit te Kosovës, ne Pallatin e Drejtësisë –Hajvali, ose mund t’i shkarkoni në http://www.gjyqesori-rks.org/.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
  • Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata e përvojës së punës, certifikata të tjera, vërtetime, dy rekomandime
Në aplikacion duhet të cekni se dokumentacioni i duhur gjendet në dosjet personale. Nëse në dosjen ju mungon ndonjë dokumentacion e që është i nevojshëm atëherë atë duhet t’ia bashkëngjitni nji kopje.. Nëse aplikacionin nuk nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në procedurën e rekrutimit.
  • Në rast të ndonjë pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtares e personeli, nri.tel.038 200 18 414

Post a Comment

0 Comments

Technology