Header Ads Widget

Universitet do të jetë vetëm ai i Prishtinës e Prizrenit, mbyllen fakultetet juridike

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi e ka të qartë se një disa prej universiteteve publike do të degradohen në fakultete e kampuse. Ka përmendur edhe programe që nuk duhet të kenë të gjitha universitetet publike. Ka konsideruar se nuk duhet të ketë fakultete të juridikut e ekonomikut në gjithë këto universitete.
“Ne nuk kemi nevojë që në çdo universitet publik t’i kemi programet e njëjta të cilat i ka edhe Universiteti i Prishtinës. Çdo Universitet Publik ka Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik, kuadër për të cilin Kosova nuk ka mungesë”, ka thënë Bytyqi për Gazetën Fjala.
Qeveria aktuale ka nisur një proces të vlerësimit të universiteteve publike. Është paralajmëruar se kjo nismë po bëhet për të parë nëse është e nevojshme të ketë kaq shumë universitete publike. Është thënë se gjasat janë të mbesin vetëm dy Universitete, i Prishtinës dhe i Prizrenit. Të degradohen ai i Mitrovicë, Ferizajt, Gjakovës, Pejës dhe i Gjilanit.
Të dhënat lidhur me këtë proces pritet të publikohen në fund të këtij muaji.

“Komisioni për Vlerësimin e Cilësisë dhe Qëndrueshmërisë, do të dalë më raport për gjendjen e këtyre universiteteve brenda 10 ditësh, ose deri në fund të muajit”, ka paralajmëruar Ministri i Arsimit.
Kreu i arsimit në Kosovë thotë se para themelimit të këtyre universiteteve nuk është bërë analizë paraprake se a ka nevojë Kosova për tërë këto universitete, dhe për çfarë programesh kanë nevojë regjionet ku janë hapur.

Post a Comment

0 Comments

Technology