Header Ads Widget

(Paradoks)Bursat po zvogëlohen, e pagat e zyrtarëve të shtetit po dyfishohen

Në kohën kur pagat e zyrtarëve të shtetit po dyfishohen, dikush po kujdeset që t’ua zvogëlojë bursat studentëve më të mirë të Universitetit të Prishtinës. Kështu, Këshilli Drejtues i UP’së ka marrë vendim që të ulë në 500 euro bursën për studentët e shkëlqyeshëm. Para dhjetë vitesh, bursa për studentë ka qenë 900 euro. Vendimi është marrë të mërkurën e kaluar, shkruan Drejtësia Studentore.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ ka marrë vendim për ndarjen e bursave për studentët e dalluar për vitin akademik 2017/2018.
Sipas drejtuesve të UP’së, çdo përfitues i bursës i nivelit bachelor do të marrë shumën e 500 eurove. Ky vendim është bërë publik më datë 21 nga ana e UP’së.
“Lartësia e bursës universitare për vitin akademik 2017/2018, për çdo përfitues do të jetë 500 euro, e cila ndahet për rezultatet e arritura në vitin akademik 2016/2017. Bursa ndahet për periudhën e studimeve, përkatësisht për 10 muaj të vitit akademik”, thuhet në vendimin që Këshilli Drejtues i UP’së e ka marrë, shkruan Drejtësia Studentore.

Tutje, nga ky vendim bëhet e ditur se përfituesit do t’i marrin mjetet të cilat do të shpërndahen nga buxheti i vitit 2018.
Ndërkohë që derisa studentëve kosovarë u ulen bursat universitare, zyrtarët e shtetit kujdesen që t’i rrisin pagat e tyre.
Kjo u bë hiç më larg se para një jave nga ana e kryeministrit të vendit. Ramush Haradinaj ia rriti pagën vetës, nga 1 mijë e 443 euro sa e kishte, rroga e kryeministrit tash e tutje do të jetë 2 mijë e 950 euro. Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të zëvendëskryeministrave, ministrave dhe të gjithë kabinetit të tij. Rroga për një ministër ka arritur në 2 mijë euro nga 1 mijë e 270 sa ishte më parë.
Ndërkohë bursa për studentët kosovarë është zvogëluar nga 700 euro sa ka qenë vitin e kaluar në 500. Rënie në vlerën e bursës së UP’së ka pas edhe para dy viteve. Nga 900 euro bursa universitare për vitin 2015 kishte rënë në 700 euro

Post a Comment

0 Comments

Technology