YCS Raundi XI: Paralajmërim i shpalljes së publikuar (9/JAN/2018)
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimeve Evropiane, paralajmërojnë hapjen e konkusit për Raundin e 11-të të aplikimit për Skemën e Celulës së të Rinjëve, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovë, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council.
Aplikimi do të jetë i hapur nga 15 Janar deri më 5 Shkurt 2018.
Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në univerzitete të shteteve anëtare të BE-së.
Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 45 bursa të plota, 10% e këtyre bursave do të jetë e rezeruar për shërbyesit civil që veç janë të punësuar në administratën publike(numri real i bursave të ofruara mund të ndryshoj varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion).
Kjo ftesë do të jetë e hapur përstudentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës që do të publikohen më 15 janar 2018) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:
Juridik
Administratë Publike
Ekonomik
Administratë Publike
Ekonomik
SHKARKO TEKSTIN E PLOTË TË PARALAJMËRIMIT TË SHPALLJES NË GJUHËT NË VIJIM:
KLIKONI KETU PËR TË LËNË EMRIN TUAJ, NUMRIN E TELEOFONIT DHE E-MAIL ADRESEN PËR TË PRANUAR DOKUMENTET E APLIKIMIT ME 15 JANAR 2018 DHE TË PRANONI TË DHËNAT E PËRDITËSUARA RRETH PËRZGJEDHJES SË RAUNDIT XI
0 Comments