Dhjetë vjet ka ngritur aktakuza dhe i ka mbrojtur ato, duke ushtruar profesionin e prokurorit, pa pasur fare provim të Jurisprudencës. Ky është Genc Juniku, i cili prej vitit 2000, kur ishte dekretuar nga UNMIK’u si zëvendëskryeprokuror i Gjakovës, ka ushtruar pozitën e prokurorit deri në vitin 2010, raporton KTV.
Edhe pse pa provim të jurisprudencës, Juniku thotë se kishte konkurruar për pozitën e gjyqtarit në ish-Gjykatën Komunale të Gjakovës, në konkursin e prillit të vitit 2000 të shpallur nga Komisioni Këshillëdhënës Konsultativ.
Juniku ishte larguar nga sistemi prokurorial pikërisht për shkak se nuk e kishte pasur provimin e jurisprudencës.
Provimin e jurisprudencës e kishte dhënë pas dhjetë vjetësh pune si prokuror, përkatësisht më 16 korrik të vitit 2011. Prej prillit 2012, ai e ushtron profesionin e avokatit në Gjakovë.
0 Comments