E udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në të cilën u miratuan vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.
Fillimisht, në këtë mbledhje, është diskutuar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), të arriturat e deritanishme dhe të gjeturat për vitin 2018. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, është dokumenti më i rëndësishëm. Qeveria ka miratuar një draft të dokumentit të Agjendës për Reforma Evropiane për vitin 2018, që do të jetë vit i përmbushjes së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Ky dokument do të drejtojë procesin e ecjes së Kosovës në procesin e integrimeve evropiane.
Është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2017. Me vendimin e miratuar janë tërhequr disa projektligje:
1. Projektligji për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familj
2. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës;
3. Projektligji për Kodin Doganor dhe të Akcizave;
4. Projektligji për Agjencinë e Tatimeve dhe Doganës;
5. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes hua dhe projekt ndërmjet KfW, Frankfurt am Main, Republikës së Kosovës dhe KOSTT për përmirësimin e rrjetit të transmisionit, faza e (VI) gjashtë;
6. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes hua dhe projekt ndërmjet KfW, Frankfurt am Main, Republikës së Kosovës dhe KOSTT për përmirësimin e rrjetit të transmisionit, faza e (VII) shtatë;
7. Projektligji për Pronën Publike;
8. Projekt1igji për Tokën Ndërtimore;
9. Projektligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private;
10. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës;
11. Projektligji për tregtinë me naftë dhe produkte të naftës në Kosovë;
12. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Zhurma;
13. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Transport Rrugor;
14. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rrugët;
15. Projektligji për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës;
Me propozimin e ministrive përkatëse, Projektligjet e tërhequra nga Programi Legjislativ 2017 mund të barten në Programin Legjislativ 2018.
Kabineti qeveritar ka miratuar Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, që do të reflektojë ndryshimin organizativ e strukturor të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Është miratuar edhe Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Financave, sipas të cilës do të shtohet në kuadër të ministrisë edhe Departamenti për ndihmë shtetërore.
Qeveria ka themeluar Komisionin për analizimin e nevojës për formimin e Njësisë për Përkthim, i cili do të adresojë nevojën e ngritjes së kapaciteteve të njësisë së përkthimeve në përputhje me nevojat institucionale qeveritare.
Kabineti qeveritar ka shqyrtuar Raportin vjetor për gjendjen në shërbimin civil të Republikës së Kosovës për vitin 2016 si dhe Raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Republikën e Kosovës për vitin 2016.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 20 mijë euro, për organizimin e Turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar kabinetin për çështjen e trajtimit të kategorive sociale në Ligjin për sigurimet shëndetësore dhe bashkëpunimin me Bankën Botërore për të adresuar këtë çështje. Ndërsa Ministri i Administratës Publike ka njoftuar për vështirësitë që janë duke e përcjell punën e komisioneve për vlerësimin e punës së zyrtarëve të lartë drejtues.
are dhe të banesave në Komunat e Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011;Fillimisht, në këtë mbledhje, është diskutuar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), të arriturat e deritanishme dhe të gjeturat për vitin 2018. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, është dokumenti më i rëndësishëm. Qeveria ka miratuar një draft të dokumentit të Agjendës për Reforma Evropiane për vitin 2018, që do të jetë vit i përmbushjes së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Ky dokument do të drejtojë procesin e ecjes së Kosovës në procesin e integrimeve evropiane.

0 Comments