Header Ads Widget

Procedimi në kuvend i komisionit për provimin e jurisprudencës, peng i hetimit për prokurorin Lumezi



Ministria e Drejtësisë, kohë më parë kishte propozuar komisionin për provimin e jurisprudencës në këtë përbërje:

Aleksandër Lumezi – kryetar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta penale, zëvendës Besim Kelmendi;
Prof.dr. Haxhi Gashi - anëtar, pyetës në lëndën E drejta civile, zëvendës Albert Zogaj;
Nebojsha Boriqiq – anëtarë, pyetës në lëndën E drejta tregtare, zëvendës Çerkin Berisha;
Prof.dr. Kadri Kryeziu – anëtar, pyetës në lëndën E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësorë të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut, zëvendës Ivan Çukalloviq;
Enver Peci – anëtarë, pyetës në lëndën E drejta e punës dhe E drejta Administrative, zëvendës Emine Kaqiku.
Mirëpo, ky komision i cili ka kaluar në Qevërinë e Kosovës, më sa duket nuk do të procedohet në kuvend edhe për pak kohë. E gjithë kjo po ndodhë për të i lënë rrugë hetimit lidhur me pretendimet për falsifikimin e provimit të jurisprudencës për kryetarin e propozuar të komisionit, kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi. Vet ministri Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do e dërgoj në kuvend propozimin e qeverisë pa u sqaruar çështja në tërësinë e saj, madje i njëjti në prononcimin e tij për media ka deklaruar se ka kërkuar ndihmën e misionit të EULEX për këtë çështje/Drejtësia Online

Post a Comment

0 Comments

Technology