Header Ads Widget

NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE – 4 POZITA

Përmbledhje

NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE – 4 POZITA
Organizata jo-qeveritare “National Center for State Courts (NCSC)” ofron mundësi për punë praktike me pagesë për 4 studentëtë fakulteteve juridike të akredituara në Kosovë. Mundësia për punë praktike është e hapur në kuadër të Programit për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP) dhe puna realizohet në zyrën e JSSP-së në Prishtine dhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe Ferizajt. Kohëzgjatja e punës është tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi deri në gjashtë (6) muaj.
Mbi Programin për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë
JSSP është një program katër vjeçar për sundimin e ligjit, i financuar nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar dhe menaxhohet nga Millennium DPI Partners për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mire në Kosovë duke fuqizuar pavarësinë, profesionalizmin, efikasitetin dhe llogaridhënien, e sistemit të drejtësisë. Ndër të tjera, JSSP mbështet Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatat Themelore të Kosovës në përmirësimin e menaxhimit të lëndëve, zvogëlimin e vonesave në trajtimin e lëndëve dhe eliminimin e lëndëve të grumbulluara.
Studentët e përzgjedhur do të mbështesin Gjykatat në rritjen e transparencës së sistemit gjyqësor të Kosovës duke ndihmuar stafin e gjykatave në zbatimin e procedurave standarde të veprimit lidhur me publikimin e vendimeve gjyqësore. Përveç kësaj, studentët e përzgjedhur do të ndihmojnë stafin e JSSP për të planifikuar ngjarje (p.sh. seminare, punëtori) lidhur me publikimin e vendimeve gjyqësore.
Kandidatët duhet të kenë:
  • Shkathtësi të mira në hulumtim dhe shkrim ligjor dhe vëmendje në detaje;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.
Preferohen aplikacionet nga studentët e vitit të tretë dhe katërt ose student të programit master.
Dokumentet e kërkuara
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në emailin jobs@jssp-ks.org:
  • CV-ja
  • Letër motivuese dhe
  • Çertifikata e notave dhe ndonjë çertifikatë të punës praktike të mëhershme, apo ndonjë reference.
Për të aplikuar dërgoni me email dokumentet e kërkuara në adresën e e-mailit me subjektin “NCSC JSSPLaw Internship” deri më 17.11.2017 në ora 16:00. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet lidhur me këtë përzgjedhje dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar USAID ose JSSP do të rezultojë në diskualifikim të menjëhershëm.

Post a Comment

0 Comments

Technology