Rreth 600 avokatë janë të licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, por ata që duan të punojnë për Gjykatën Speciale, do të duhet të kalojnë rregulla shtesë të saj.
Kjo pas miratimit të Direktivës për Mbrojtësit që është bërë ditë më parë nga Dhomat e Specializuara për Kosovën, raporton KTV.
Kjo pas miratimit të Direktivës për Mbrojtësit që është bërë ditë më parë nga Dhomat e Specializuara për Kosovën, raporton KTV.
Bazuar në këtë dokument, avokatët që e kanë në plan të punojnë për ndonjë të dyshuar, akuzuar apo viktimë, duhet që të bëhen pjesë e Listës së Mbrojtësve të Specializuar.
Licencimi edhe një herë nga Specialja, për avokatët që planifikojnë të punojnë në Hagë, është i pakuptimtë.
Gjykata Speciale vazhdimisht është thënë se vepron sipas ligjeve të Kosovës.
Jo vetëm kosovarët, por në Listën e Mbrojtësve mund të përfshihen edhe avokatë nga shtete të ndryshme.
Por, problematike duket edhe pika, sipas së cilës në Listën e Mbrojtësve mund të përfshihen edhe ata persona që janë prokurorë apo gjykatës.
Në sistemin e drejtësisë këto role janë krejtësisht të ndara dhe të pavarura nga njëra-tjetra.
Në sistemin e drejtësisë këto role janë krejtësisht të ndara dhe të pavarura nga njëra-tjetra.
Procesi i pranimit në Listën e Mbrojtësve, do të vazhdojë gjatë tërë kohës, kanë konfirmuar nga Zyra për media e Gjykatës.
Në aspektin gjyqësor, Dhomat e Specializuara janë funksionale që nga 5 korriku i këtij viti, por ende Prokuroria e Specializuar nuk ka dërguar në Gjykatë asnjë aktakuzë.
0 Comments