Ministria e Punëve të Brendshme
Ministria e Punëve të Brendshme duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës
Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë ligjor Departamenti Ligjor
Marrëdhënia e punës: Në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe Akteve tjera Normative të cilat rregullojnë punësimin në SHCRK
Koeficienti: 8
Numri i referencës së vendeve të punës: DL 11 /2017
Përgjegjësi mbikëqyrëse: Jo
Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit për mbikëqyrjen dhe zbatimin e legjislacionit
Orari i punës: I plotë
Vendi: Prishtinë
Qëllimi i punës dhe rezultatet: Ofrimi i mbështetjes profesionale përmes analizave, këshillave dhe ekspertizave me qëllim të përmbushjes së objektivave të përcaktuara të njësisë organizative, pa mbikëqyrje të afërt në punë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
- Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionitnë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
- Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
- Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e institucionit në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi;
- Është përgjegjës për pajtueshmërnë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi të Republikën e Kosovës;
- Bën rishikimin ligjor dhe gjuhësor, siguron që përmbajtja ligjore dhe teknike të jetë e saktë dhe identike në të tri gjuhët Si dhe përcjellë dhe menaxhon procedurat e hartimit dhe dorëzimit të projektligjeve në Qeveri;
- Bën hulumtime dhe analiza të ndërlidhura me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e institucionit;
- Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikqyersi;
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara (kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend të punës):
- Diplomë universitare – Fakulteti Juridik, minimum 3 vite përvojë pune profesionale;
- Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve ligjore;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).
Mënyra e aplikimit:
Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MPB-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MPB-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit, në adresën www.mpb.rks-gov.net dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, ose nëpërmjet postës elektronike (ahmet.sh.gashi@rks-gov.net) dhe postës, në adresën: Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rr. Luan Haradinaj p. n (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore duke filluar nga data 11.10.2017 deri me 25.10.2017.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me z. Ahmet Gashi, nr. tel. 038-200 19 548.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikim, dëshmi mbi përvojën e punës dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkohen për vendin e punës.
Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor, nga personeli i Divizionit të Burimeve Njerëzore.
Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për shikim (konfirmim) të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.
“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional“
0 Comments