Header Ads Widget

Zyrtar Ligjor për çështje Komerciale

Përshkrimi i Punës

Institucioni: Klubi i Prodhuesve të Kosovë Kosovës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar Ligjor për çështje Komerciale

Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)

Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi

Zyrtar Ligjor për çështje Komerciale

 

Rreth Klubit të Prodhuesve të Kosovës

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) është organizatë jo-qeveritare e themeluar në nëntor të vitit 2015 me tre objektiva themelore: të avokoj për ndryshime në politika duke përfaqësuar prodhuesit vendor, të rrisë bashkëpunimin mes prodhuesve vendor dhe grupeve të interesit si dhe të ngrisë vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë e konsumit të prodhimeve vendore dhe të promovoj produktet Made in Kosova. Gjithashtu, organizata luan një rol shumë të rëndësishëm në përpilimin e politikave për rritjen e konkurueshmëris së prodhuesve të Kosovës. Një element tjetër i rëndësishëm i aktiviteteve tona është promovimi i prodhimeve vendore Made in Kosova, ku organizata jonë luan rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes së konsumatorëve kosovarë për benefitet që vinë nga konsumi i prodhimeve vendore.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpallë të lira këto vende të punës:

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Ekzekutiv kryen detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Monitoron ligjet e zbatueshme (që ndërlidhen me sektorin komercial) të Republikës së Kosovë;
  • Drafton opinione/memorandume/përmbledhje ligjore në çështje të ndryshme ligjore kërkuar nga Bordi lidhur me aktivitetet e KPK-s;
  • Merr pjesë në Komitetet dhe Grupet punuese në të cilat është anëtare KPK-ja;
  • Kryen hulumtime dhe drafte, përkatësisht mendimeligjore, memorandume, përmbledhje mbi çështje të ndryshme, sipas mënyrës dhe kohës së kërkuar nga Bordi;
  • Ofron këshilla rreth projektligjeve që Qeveria duhet t’ia dorëzojë Kuvendit;
  • Në bashkëpunim me Analistët, harton politka të reja për avansimin e pozitës së prodhuesve;
  • Përfaqëson interesat e KPK-s ndaj organizatave shtetërore, institucioneve dhe agjencive si dhe OJQ-ve, kompanive tregtare, individëve privatë dhe palëve tjera të treta;
  • Lidhet dhe kontakton me institucione të ndryshme dhe palë të treta sipas mënyrës dhe kohës së kërkuar për të vërtetuar dokumente ligjore dhe të sigurojë të dhënat relevante të kërkuara;
  • Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave brenda KPK-s;
  • Ofron mbështetje ligjore ndaj të gjithë stafit të KPK-s;
  • Harton memorandume, autorizime, anekse, procesverbale etj;
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesave të Drejtorit Ekzekutiv;
    Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për ketë vend të punës).
  • Diplomë Universiteti në Juridik (specializim në të Drejtën Komerciale). Preferohet grada akademike e barasvlershme me Master në fushën e lartpërmendur;
  • Së paku 3 vite përvojë të punës profesionale në fushën e lartpërmendur;
  • Të posedojë njohuri të praktikave ligjore mbi çështjet komerciale dhe t’i ketë të njohura ligjet e zbatueshme dhe çështjet ligjore dhe ekonomike në përgjithësi;
  • Aftësi koordinuese në procesin e hartimit të legjislacionit dhe procesin e zbatimit të legjislacionit;
  • Njohuri mbi proceset e integrimeve si Agjendën Evropiane, me theks në MSA;
  • Eksperiencë e dëshmuar në komunikim me publik;
  • I/e aftë të mbajë informatat konfidenciale në mënyrë të përshtatshme;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe bashkëpunim në ekip;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në të shkruar dhe të folur të gjuhëve zyrtare dhe të gjuhës angleze;
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht në programet e Microsoft Office-it;
  • Gatishmëri për punë jashtë orarit;
  Si të Aplikoni Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Klubi i Prodhuesve të Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës. Kandidatët për pozitat e lartëcekura duhet të dorëzojnë këto dokumente: CV-në Letër motivimin Nëse kandidati e kalon me sukses procesin e intervistimit, para se ti bëhet oferta ai/ajo duhet të prezanton këto dokumente: Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional diplomën plus transkriptën e notave, përvojës së punës, 2 referenca nga punëdhënësit e kaluar) etj, Certifikatën (dëshminë) se nuk është nën hetime. Dokumentacioni duhet të dërgohet në email adresën info@klubiprodhuesve.org. Dokumentacioni i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kohëzgjatja e kontratës 1 vjeçare më mundësi vazhdimi , duke përfshirë periudhën e punës provuese tre (3) mujore. Afati i konkurrimit është prej datës 25/10/2017 deri me datë 01/11/2017, deri në orën 16:00. Aplikimet e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen.

Post a Comment

0 Comments

Technology