Header Ads Widget

Monitorues/Hulumtues – 3 Vende

Konkurs
Monitorues/Hulumtues
Demokraci Plus (D+) është në kërkim të tre (3) monitoruesve/hulumtuesve për prokurim publik.
Përgjegjësitë e punës:
  • Monitorojnë komunat në aktivitete të ndryshme të prokurimit
  • Shkruajnë raporte dhe analiza në fushën e prokurimit publik në nivel lokal
  • Organizojnë debate dhe fushata avokuese
  • Ndihmojnë D+ në punë të tjera sipas nevojës
Kualifikim dhe shkathtësitë:
  • Të ketë të përfunduar të paktën studimet Bachelor në Juridik, Administratë Publike, Ekonomi apo fusha të tjera relevante
  • Të ketë aftësi të shkrimit, analizimit dhe komunikimit profesional
  • Niveli mesatar i gjuhës angleze është i obligueshëm
  • Patent shoferi është përparësi
Dokumentet për aplikim:
  • CV – Të formatit Europass
  • Letër motivuese
  • Letër rekomandimi (e dëshirueshme)
Kandidatët duhet të jenë të gatshëm t’i nënshtrohen një serie të trajnimeve profesionale në lidhje me punën dhe monitorimin e prokurimit publik. Ata duhet të kenë vlera të larta morale dhe përgjegjësi profesionale dhe të zotohen për të shërbyer paanshëm, në përputhje me statutin dhe rregulloret e D+.
Aplikacionet për punë duhet të dërgohen në adresën info@dplus-ks.org, deri me datën 08.11.2017. Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet duke u bazuar në një numë kriteresh, duke përfshirë aftësinë e të shkruarit, komunikimit, gatishmërinë dhe potencialin për të mësuar nga trajnimet. Rëndësi e veçantë i kushtohet edhe përkushtimit për tu zotuar në luftën kundër korrupsion, sidomos atë në kuadër të prokurimit publik. D+ mirëpret aplikimet personave nga komunitetet të margjinalizuara, duke përfshirë por pa u kufizuar në personat me aftësi të kufizuara, të rinjtë, gratë dhe nënat vetushqyese, komuniteti LGBT.

Post a Comment

0 Comments

Technology