Ndërkohë, ministri i sapo emëruar i Drejtësisë Abelrad Tahiri në njoftimin që ka bërë, ka shpjeguar se sot ka dërguar në Qeveri projektligjin për Noterinë.
“Po bëjmë ndryshimet e duhura në përmbajte si dhe në strukturë. Shumë shpejt, formula “një noter për 20 mijë banorë” do jetë “një noter për 10 mijë banorë”, në secilën komunë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
Ministri Tahiri ka thënë se kjo duhet të jetë inkurajim për gjeneratat e reja, për studentët dhe profesorët në fushën e noterisë.
0 Comments