Në bazë të nenit 11 paragrafi 1 , nenit 12 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, dhe nenit 20 paragrafi1 dhe 2 të Ligjit për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-149, lidhur me nenin 15 paragrafi 1 të Rregullores për Procedurat e Rekrutimit , Komuna e Novobërdës shpall:
1.DREJTORIA E ADMINISTRATES SHPALL:
KONKURS
1.1. Vendi i punës: ZYRTAR LIGJOR
Nr. i referencës:RN00001734
Grada/ Koficienti 7
Niveli i Pages
Lloji i emërimit: I KARIERES
Kohëzgjatja: Zbatohet periudha provuese prej 12 muaj me mundësi të konfirmimit të akt-emërimit
Orari plotë: 40 orë në javë
Detyrat dhe përgjegjësit:
1.Bënë përcjelljen e dispozitave ligjore dhe identifikon dispozitat të cilat i obligojnë Komunat për rregullimin e çështjeve nga kompetencat e tyre; 15%
2.Shqyrton projekt – propozimet të cilat i janë dërguar Zyrës ligjore nga ana organeve tjera Komunale, institucionet tjera dhe ndërmarrjet fe të rekomanduara për miratim nga Kuvendi i Komunës; 15%
3.Jep mendime përkitazi me harmonizimin e akteve nënligjore me dispozitat ligjore; 15%
4.bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Zyrën Ligjore të Institucioneve përkatëse qendrore; 10%
5.Në raste të caktuara kërkon nga organet qendrore, interpretim ligjor që bien në kompetencë të tyre; 10%
6.Bënë dhënien e këshillave për drejtori, sektorë (zyre) dhe për institucione tjera komunale që janë në vartësi të komunës;10%
7.merr pjesë në komisione profesionale ad hoc për të shqyrtuar çështje me rëndësi brenda kompetencave të komunës; 10%
8.harton planin dhe raportin e punës dhe raporton shefit të zyrës 10%
9.Kryen edhe detyra tjera sipas autorizimeve në pajtim me ligjin dhe akte tjera nënligjore. 5%
Kushtet për punësim:
•Përgatitja Profesionale : Fakulteti Juridik
•Përvoja e punës 3 (Tre) vite,
• Aftësi dhe përvojë në planifikim ne fushen perkatese
•Aftësi të menagjoj çështjet komplekse, të ofroj këshilla dhe udhëzime efektive
•Të njohë punën me kompjuter,
•Njohja e gjuhëve zyrtare (tё obligueshme),
•Trajnimet,(tё dëshiruara).
•Shkathtësi dhe aftësi personale për të punuar në mënyrë të përhershme me një shoqëri multietnike;
•Aftësi të mira dhe të dëshmuara analitike, konceptuale – në të shkruar dhe komunikim;
•Aftësi të dëshmuara për vetë-iniciativë dhe vetë-organizim;
•Aftësi për të krijuar raporte të mira pune dhe ndër personale;
Konkursi është i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit
Aplikacionet mund të mirren në zyren nr.24 kati i parë ndertesa e Kuvendit Komunal çdo ditë punë prej ores 8.00 deri në ora 15.00
0 Comments