Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në rrjetin social facebook ka dhënë një njoftim mjaft të rëndësishëm, ai ka shpjeguar se javën tjetër do të votohet Komisioni për provimin e Jurisprudencës, për të i hapur rrugë votimit të tij në parlament.
"Shumë qytetarë në mënyrë individuale, për ditë të tëra me të drejtë më kanë pyetur se çka do të ndodhë me organizimin e provimit të Jurisprudencës. Unë po shfrytëzoj rastin që t’iu përgjigjem kolektivisht të gjithë atyre që janë të interesuar për këtë çështje. Komisionit të fundit të emëruar për organizimin e këtij provimi, i ka skaduar mandati, por unë tashmë kam propozuar emrat e komisionit të ri dhe javën e ardhshme do procedoj përmes Qeverisë së Kosovës propozimet, në mënyrë që vendimi për miratimin e tij të merret në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për t’i lënë rrugë organizimit të provimit të Jurisprudencës sa më parë që është e mundur."
0 Comments