Header Ads Widget

Ligji i ri për provimin e jurisprudencës kërkon 2 vite praktikë nga 1 sa ka qenë më herët

Ligji i ri për provimin e jurisprudencës ( nëse miratohet në këtë draft) i cili është në proces të amendamentimit kërkon 2 vite praktikë profesionale nga ana e kandidatëve, nga 1 sa ka qenë më herët. Po ashtu, një nga ndryshimet e paraqitura është fakti se provimi do të mbahet vetëm me shkrim.

Neni 6 Kushtet për dhënien e provimit
1. Kandidati i cili i nënshtrohet provimit duhet t’i plotësojë këto kushte:
1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
1.2. të ketë përfunduar Fakultetin Juridik;
1.3. të ketë punuar apo kryer praktikë së paku dy (2) vite në gjykata, prokurori të shtetit, në zyrë të avokatisë, institucione publike, ndërmarrje, agjenci shtetërore, shoqëri tregtare apo në administratën e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, ose jashtë vendit.

Për të parë draft ligjin ndiqni linkun në vijim:PROJEKTLIGJI PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS

Post a Comment

0 Comments

Technology