Header Ads Widget

JURIST/E

“Petrol-Oti Slovenija” L.L.C., në bazë të Rregullores për organizimin e brendshëm, sistematizimin e vendeve të punës, përshkrimin e tyre, si dhe kompensimin e pagave e në harmoni me të Ligjin e Punës Nr 03/L-212, shpallë:

KONKURS

Për pranim në marrëdhënie pune:

1.JURIST/E
 
Detyrat dhe përgjegjësitë në punë:
  • Udhëheq me punën dhe detyrat të cilat i takojnë;
  • Koordinon dhe harmonizon punën me atë të njësive tjera;
  • Kujdeset për kryerjen me kohë dhe të njëtrajtshme të punëve të domosdoshme;
  • Kryen punët më të ndërlikuara nga fushëveprimi i juridiksionit;
  • Bën përgatitjen e propozimeve të akteve të përgjithshme dhe kontratave që lidhë Kompania me personat tjerë juridik dhe fizik;
  • Përgatitë propozimet e akteve të sistematizimit;
  • Jep këshilla juridike dhe ndihmë profesionale me rastin e vlerësimit të kuadrove;
  • Përgatit dhe harton plane për kuadro;
  • Udhëheq evidenca për kuadrot;
  • Udhëheq evidencat përkatëse nga lëmi i punës;
  • Jep udhëzime profesionale, harmonizon dhe avncon metodat e punës;
  • Përcjellë dispozitat ligjore dhe bën hartimin e projekteve dhe propozimeve të akteve të veçanta dhe të përgjithshme;
  • Bashkëpunon me organet kompetente shtetrore;
  • Profesionalisht ndihmon edhe Drejtorin Ekzekutiv në kryerjen e punëve të tyre;
  • Koordinon me projekte që kanë të bëjnë me patundshmërinë;
  • Koordinon mbrojtjen e njerëzve dhe pasurisë;
  • Kryen punë tjera që ja beson Drejtori Ekzekutiv
  • Për punën e tij i përgjigjet Drejtorit Ekzekutiv.
Kushte, aftësitë dhe shkathtësitë:
  • Përgatitja superiore – Fakulteti Juridik ose tjetër përkatës;
  • Drejtimi: Juridik ose tjetër përkatës;
  • Përvoja e punës mbi - 3 vite;
  • Puna provuese së paku 3 muaj;
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze;
  • E domosdoshme njohja e njërës nga gjuhët: sllovene, serbe, kroate etj;
  • Njohja e Pakëtit MS Office Excele dhe Word e obligueshme;
  • Aftësi organizative, për punë grupore, përvojë në vende udhëheqëse;
  • Shkathtësi në komunikim.
Aplikimi:
Letër motivimin dhe CV-në të cilat duhet të jenë në gjuhën angleze, i dërgoni në adresën elektronike: anton.figek@petrol.si  i timotej.lapajne@petrol.si
 Afati: nga data 13 Shtator 2017 deri me 25 Shtator 2017 në orën 16:00.
Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!

Post a Comment

0 Comments

Technology