Header Ads Widget

Alarmojnë ambasadorët: Korrupsioni i nivelit të lartë mbetet sfida për zhvillim

Korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të mbetet sfidë e madhe për Kosovën. Si i tillë, kjo dukuri po vazhdon ta pengojë Kosovën drejt liberalizimit të vizave. Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, tha se luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë është ende kriter i papërmbushur për liberalizim, raporton KTV.  “Korrupsioni i nivelit të lartë fatkeqësisht mbetet një nga sfidat madhore për zhvillimin e Kosovës. Krijimi i një historiku pozitiv të trajtimit të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, krimeve të tjera të tilla mbetet një nga dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave, por jo vetëm kaq. Unë e di që luftimi i korrupsionit është një betejë e mundimshme dhe nënkupton ndryshime radikale të mendësisë dhe në veçanti kërkon vullnet të fortë, të palëkundur politik dhe edhe këtë vit shpeshherë e shohim që kjo po mungon”, ka thënë Angelika Viets. Sipas saj, luftimi i korrupsionit të lartë nuk është një detyrë e lehtë, e sidomos rastet kur korrupsioni i nivelit të lartë mund të përfshijë njerëz shumë të fuqishëm. Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, theksoi se janë të vetëdijshëm që luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë është i vështirë për t’u trajtuar, por që ai tha se janë të përkushtuar që të ndihmojnë Kosovën. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, në këtë konferencë premtoi se do ta ketë fokus primar pastrimin e vetvetes nga të gjitha elementet korruptive. E Prokurori Special, Sylë Hoxha, tha se si prokurori janë të përkushtuar në luftimin e krimit ekonomik dhe atë të nivelit të lartë.

Post a Comment

0 Comments

Technology